Reshjet e dëborës mbajnë ende te bllokuar disa fshatra te thelle verior, por situata është përmirësuar ndjeshëm ne krahasim me javën qe lame pas.

Drejtori i emergjencave civile sqaron se ne qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës ka probleme te pjesshme.

Leonard Olli: “Shumica e akseve rrugorë nacionale janë të lirshëm dhe të kalueshëm pa problematikë, ndërsa nga ana tjetër do të thoja që kemi dhe disa fshatra në komuna të ndryshme, pra nuk mund të konsiderohet e gjithë komuna e bllokuar dhe duhet sqaruar kjo dhe për opinionin publik. Pse? Sepse në shumicën e komunave qarkullohet normalisht, ndërsa nga komuna për në fshatra të caktuar kemi bllokime të rrugëve”.

Një tjetër problem shqetësues mbeten rrëshqitjet e tokës, te cilat janë evidentuar ne disa qarqe. Me problematik mbetet ai i Vlorës.

Leonard Olli: “Ka pas gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotshme një numër të madh rrëshqitjesh në pjesë të ndryshme të territorit të vendit. Kemi një problematikë në qarkun e Vlorës, konkretisht në 2-3 komuna. Ky është një fenomen i shfaqur këto 2-3 ditët e fundit dhe nga specialistë tanë shpjegohet, por dhe nga specialistët e Shërbimit Gjeologjik për shkak të reshjeve të mëdha dhe të tepërta. Pjesë të ndryshme të sipërfaqes së tokës rrëshqasin”.

Ne zonat me dëborë dhe ato ku probleme ka patur si pasoje e rrëshqitjeve te tokës, situata po mbahet nen kontroll dhe nga drejtoria e rrugëve./tvklan.al