Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Me shtate vota pro dhe asnjë kundër anëtarët e këtij institucioni miratuan rezultatet e votave për të gjitha subjektet dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhje, si dhe shpërndarjen e mandateve në 12 qarqe të vendit.

Kështu “Aleanca e Ndryshimit”, e kryesuar nga Partia Demokratike do të jetë e përfaqësuar nga 70 deputetë në kuvendin e ri, “Bashkimi për Ndryshim”  do të ketë 66 dhe  koalicioni “Aleanca Socialiste për Ndryshim” 4 deputetë.

Arben Ristani: “ Shpallim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, në tërësi koalicioni Aleanca e Ndryshimit 712 745, në përqindje 46.1 dhe 2% ose 70 mandate, koalicioni 688 748 vota, 45, 345, 66 mandate. Koalicioni i Aleancës Socialiste për Integrim 84 407 vota, 5.56%, 4 mandate.”

Në këto votime morën pjesë 1 milion e 566 mijë e 709 zgjedhës, ose 50.77 % e personave me të drejte vote, shifër kjo më e larta në katër zgjedhjet e fundit. Gjate procesit të numërimit të votave janë evidentuar 1 milion e 519 mijë e 176 fletë votimi të vlefshme. Numri i votave të pavlefshme arrin në 2.7 %./tvklan.al

Gazetar Jolldiz Mitro