Përgatitja: 15’, Pjekja: 60-75’, Pushimi: 2 orë
Përbërësit për 4 persona:
5 të verdha veze
125 gr sheqer
500 ml krem qumështi
1 frutë vanilje
40 gr sheqer kallami
Përgatitja:
Hidhni në një tenxhere kremin e qumështit me frutin e vaniljes, të cilit i keni bërë një prerje për së gjati me majën e thikës dhe lërini të ngrohen në një zjarr të ulët. Në një tas rrihni me një rrahëse të verdhat e vezëve me sheqerin, derisa të merrni një masë të shkumëzuar dhe me një ngjyrë të hapur (të zbardhen vezët). Hidhni ngadalë kremin e qumështit që ka marrë një valë mbi vezët e rrahura me sheqer dhe përziejini mirë, por kini kujdes të mos krijohet shkumë. Hidhni kremin nëpër forma dhe lëreni të piqen në furrë në banjëmari në 100oC për rreth 60 – 75 minuta, derisa kremi të fitojë dendësinë e duhur. Hiqini nga furra dhe lëreni të ftohen, më pas kalojini në frigorifer për të paktën 2 orë. Hidhuni sipër sheqerin e kallamit dhe karamelizojeni me ndihmën e një flakëhedhëseje të posaçme.
/tvklan.al