Ne jemi një komb që është shumë i prirur drejt pastërtisë. Shumë prej nesh pastrojnë me peceta antibakteriale shportat që përdorim për të bërë pazarin.
Por, pavarësisht kostos mjedisore, a janë para të shpenzuara mirë ato për pecetat antibakteriale?
A mund ta eleminoni shumicën e mikrobeve në shtëpinë tuaj duke fshirë sipërfaqet ?
Nuk ka dyshim se disa prej mikrobeve që ekzistojnë në shtëpitë tona, janë të dëmshme për ne.
Duhet të tregoheni jashtëzakonisht të kujdesshëm, për shembull kur gatuani mish të gjallë, duhet të siguroheni që të mos përhapni bakteret e dëmshme përreth.
Praktika e vjetër e larjes së pulës para se të gatuhet është jashtëzakonisht e keqe, pasi kjo nuk do t’i largojë bakteret e dëmshme, duke maksimizuar gjasat që bakteret të përhapen rreth e rrotull.
Pra, mos i lani pulat.
Sipërfaqet e kuzhinës nuk janë vendi ku rrinë domosdoshmërisht mikrobet më të dëmshme.
Sipas të dhënave të një studimi të publikuara nga BBC, mikrobet e dëmshme gjenden kryesisht në sfungjerin e enëve. Zonat e tjera në shtëpi me më shumë mikrobe janë: lavamanët e kuzhinës, sipërfaqet ku gatuhet. Pjesa tjetër në tualet, kryesisht në furçën e dhëmbëve dhe dorezave të tualetit./tvklan.al