Lajme Arkiva 2003

Duke marrë shkas nga letra ende e papublikuar e deputetëve reformatorë për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm Kreshnik Çollaku ky i fundit i quan presione ndaj tij që të heshtë për deklaratat e Ndokës ku nuk përjashtoi aleancat qeverisëse, ndërsa për sa i përket motivacionit të shkarkimit të tij si pasojë e rezultateve të dobëta në  Tiranë ai i quan vetëm justifikim.

Kreshnik Çollaku: Unë e prisja një lëvizje të tillë dhe besoj se është asgjë më tepër se sa një presion që unë të hesht dhe të mos denoncoj më tej atë që unë ndjeva, apo që të gjithë ndjemë dhe u shqetësuam, pra një marrëveshje të mundshme ndërmjet zotit Nano dhe kryetarit të grupit parlamentar të partisë sonë. Niveli cilësor i kryetarit të grupit për sa i përket përgatitjes arsimore apo cilësisë së të artikuluarti politik mbase mund të ishte paksa dhe më i mirë se ky që është.

Çollaku nuk ka dijeni për letrën, për një informacion më të saktë është përpjekur të kontaktojë me kryetarin e partisë Genc Pollo, por për shkak të axhendës së tij të ngjeshur nuk ka arritur të diskutoj rreth fatit të tij në parti./tvklan.al