Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka patur takime me të rinj në Fier dhe Tiranë. Bogdani theksoi se të rinjtë janë prioritet i qeverisë pasi janë ata që do të kenë në dorë të ardhmen e Shqipërisë Europiane.
Gerti Bogdani: “Janë të rinjtë sot të cilët do të vendosin për Shqipërinë. Shqipëria realisht po ndryshon dhe Shqipëria do ta vazhdojë këtë ndryshim. Zgjedhjet e 28 qershorit janë zgjedhje shumë të rëndësishme, është një udhëkryq do të thoja unë për Shqipërinë, ku do vendosim do ecim para,a po do kthehemi prapa apo do rrimë në vend dhe është me vend fjala e kryeministrit që vota majtas është votë prapa.”
Gerti Bogdani që në Fier shoqërohej nga kryetari i grupit të punës për këtë qytet, Sokol Olldashi tha se shumë shpejt rinia shqiptare do të lëvizë pa viza dhe si e barabartë nëpër Europë. Në zgjedhjet e 28 qershorit pritet t’i drejtohen kutive të votimit mbi 300 mijë të rinj./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku