Kreu Republikan Fatmir Mediu së bashku me ministren e Shëndetësisë Anila Godo vijuan tubimet elektorale në Dibër. Në fjalën e tij kryerepublikani Mediu u ndal tek zgjedhjet e 28 qershorit duke i cilësuar ato si dita e vendosjes për të ardhmen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Fatmir Mediu: “Dita e zgjedhjeve po afron ajo është dita e dibranëve, e gjithë shqiptarëve, është dita e përgjegjësisë së madhe ku gjithsecili duhet të shkojë me … për të vendosur për të ecur përpara. Për të vazhduar rrugën tonë të ndryshimit, për të vazhduar dhe ky vend drejt ëndrrës së fëmijëve tanë, të … tanë të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë. Ju ftoj të votoni numrin 16 të votoni PR.”

Më tej numri një i republikanëve tha se gjatë mandatit të dytë do të punohet më shumë që Shqipëria të arrijë standarde të larta. Ne do të vijojmë në rrugën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit tha Mediu, sepse që të gjithë bashkë mund të luftojmë për ti eliminuar përfundimisht ato.

Më pas takimet e kryerepublikanit dhe ministres se shëndetësisë vazhduan dhe me mbështetës e simpatizantë të kësaj force politike në  Maqellarë./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi