Kandidati që kryeson listën e Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, zhvilloi një sërë takimesh me banorët e fshatrave Drenovë e Fushë Drenovë, Arianitas dhe Ballsh.
Sokol Olldashi: “Ne jemi realisht n koalicion me parti të tjera, por të gjithë partitë e tjera janë të ftuara të marrin votat e tyre dhe jo votat e PD-së, ndryshe do dëmtonin rëndë interesi në radhë të parë të PD-së, por edhe interesat e partive të koalicionit. Prandaj çdo votë vetëm te sigla e PD-së, vetëm tek Nr 10, vetëm tek Sali Berisha”.
Ai përuroi edhe fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në Fushë Drenovë me vlerë 18 milionë lekë, financuar nga buxheti i shtetit, i cili përfundon në fund të muajit gusht. Ndërsa në fshatrat Arjanitas dhe Ballsh, Olldashi përuroi fillimin e punimeve për rinkostruksionin e rrugës Ballsh-Arjanitas me vlerë rreth 118 milionë lekë, e cila parashikohet të përfundojë në janar 2010.
…
Kandidatja e PD-së Albana Vokshi, zhvilloi disa takime me banorë të qytetit të Durrësit.
Albana Vokshi: “E di që ka pak probleme uji e kemi diskutuar, por është premtimi i qeverisë demokratike shumë shpejt ujësjellësi i Durrësit do fillojë, projekti është i miratuar dhe ju do të jeni të parët në Shqipëri 24 orë ujë dhe nuk do ketë centimetër rrugë pa u asfaltuar në të gjithë Shënëvlashin .. dhe në të gjtihë Shqipërinë. Të gjitha pensionet e fshatit do të barazohen shumë shpejt me pensionet e qytetit. Zoti Berisha ka premtuar që nuk do të ngelet … i fermerëve, i juaji që do të propozohet dhe nuk do të financohet dhe jo0 vetëm kaq por do subvencionojë edhe të gjitha imputet qoftë naftën apo imputet e tjera”.
…
Në vijim të turit të tij elektoral kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, është ndalur në fabrikën e çimentos në Elbasan. Gjatë takimit me punëtorët e kësaj fabrike Ceka u premtoi atyre se koalicioni I djathtë qeverisës do të jetë një mbështetje për dyfishimin e kapacitetit prodhues.
Neritan Ceka: “Kjo është një nga krenaritë e Elbasanit dhe mbetet akoma me rreth 450 punëtorë në punë me pothuajse gjysmën bashkë me Fushë-Krujë, gjysmën e prodhimit të tregut shqiptar me ekspansion në Maqedoni dhe në Kosovë dhe me plane për ta zgjeruar më tej.
Këtu jemi në ullishtat e Elbasanit ku janë kthyer pronarët e vjetër Nosi, familja elbasanase. Çdo gjë e ka filluar nga fillimi e ka vënë në punë, pra do n jë ligj të ri për ujërat termale. Kjo do një nga detyrat e grupit e Elbasanit në parlamentin e ardhshëm”.
…
Kreu i Lidhjes demokristiane Shqiptare Nikollë Lesi zhvilloi një takim në Mat. Gjatë fjalës së tij Lesi deklaroi se do të ketë një politikë tëre në favor të bujqësisë.
Nikoll Lesi: “Sapo të jem në parlament do kërkoj seancë pyetjesh me kryeministrin e qeverisë së re për një politikë të re për bujqësinë, për fshatin, pa një fshat të zhvilluar nuk ka ekonomi progresive”.
…
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu, sëbashku me kandidatin e kësaj force politike për qarkun e Tiranës Agim Doci, zhvilluan një takim në sheshin Demokracia të qytetit Studenti në Tiranë.
Agim Doci: “Ju lutem shumë mos bërtitni poshtë PS dhe e majta shqiptare se më poshtë se ka ra e majta shqiptare, s’ka ku me shku”.
Më tej kreu i lëvizjes së legalitetit zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Beratit.
Ekrem Spahiu: “Ne kërkojmë që të rrisim autoritetin e shteti dhe përfaqësuesve të tij. Deputetët e ardhshëm të PLL-së do të marrin një nisëm që detyra e deputetit të jetë e pa pajtueshme me detyrën e ministrit se realisht ka konflikt interesi”…./tvklan.al