Një mësuese britanike, e cila kreu marrëdhënie seksuale me një nxënës të saj 15-vjeçar është dënuar me 32 muaj burg. Hetimet kanë zbuluar se 28-vjeçarja Kellie Loise Smith i kishte dhënë të miturit drogë dhe alkool në një hotel.
Mësuesja e gënjente nxënësin me ëmbëlsira, ndërkohë që i premtonte “kujdes shtesë” në shkollën e tij në Coventry. Smith i ka dhënë të miturit kanabis, kokainë dhe një sërë pijesh alkoolike përpara se të kryente marrëdhënie me të më 29 Mars.

Smith punonte në shkollë prej tre vitesh. Pas akuzave ajo u pezullua ndërsa më pas u pushua. E reja u arrestua pasi hetuesit gjetën ADN-në e të miturit në të brendshmet e mësueses, ndërsa kamerat e sigurisë tregonin qartë çiftin në hotel.
Ndërkohë, i mituri e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me mësuesen në dy raste./tvklan.al