Shqipëria po bën hapa përpara për eliminimin e migracionit të parregullt. Për herë të parë në 14 zona të vendit është krijuar rrjeti i sporteleve të migracionit, të cilat do të ofrojnë informacion, shërbime këshillimi dhe referimi për të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, si dhe për të huajt që duan të punojnë në vendin tonë.

Zyrat e ngritura pranë shërbimit të punësimit në çdo rreth të vendit do t’u paraqesin të interesuarve mundësit e punësimit në 36 shtete përfshirë edhe Shqipërinë, si dhe të drejtat dhe detyrimet që ata kanë.

Kosta Barka: “Informimi për migracionin e rregullt dhe nevojat e tregut të punës në vendet pritëse, ndihmon jo vetëm që shtetasit tanë të mos bien pre e abuzimeve të ngritshme për shkak të mos informimit të duhur. Politika informuese për çështjet e lidhura me migracionin do të shtrihet edhe në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shtetasve tanë, që dëshirojnë të emigrojnë, që kanë emigruar ose janë kthyer nga emigracioni.”

Ky projekt synon nxitjen e migracionit të rregullt, paketat mbi vendet e destinacionit ku paraqesin interes shqiptarët janë të hartuara nga IOM. Për mbarëvajtjen e zyrave në Shqipëri IOM ka nënshkruar dhe marrëveshjen e bashkëpunimit, me zëvendës drejtorin e shërbimit kombëtar të punësimit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami