Gjermania tronditet sërish nga krime monstruoze brenda familjes. Ngjarja e rëndë e radhës ndodhi në qytetin Hildesheim të pjesës qendrore të vendit, ku një burrë pasi ka vrarë me pistoletë bashkëshorten dhe fëmijën e tyre 8-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Të shtënat kanë plagosur edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, të moshës 14 dhe 16 vjeçare si dhe një mikun e tyre 15-vjeçar, i cili në ato momente ndodhej në shtëpinë  e tyre.

E vetmja anëtare e familjes, e cila fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat, ka qenë fëmija i katërt 6-vjeçar.

Policia, e cila ka nisur menjëherë hetimet, ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me këtë dramë familjare që goditi qytetin e vogël të Hildesheim. 

Ngjarja vjen vetme një javë pas tragjedisë së ndodhur ne shkollën e mesme në Uinenden, ku adoleshenti 17-vjeçar Kreshtmer hyri në shkollë dhe qëlloi për vdekje 16 persona, ndër këta 12 fëmijë dhe më pas vrau veten./tvklan.al