Në Spanjë që prej 30 Janarit po zhvillohet International Flamenco Fashion Show. Eventi paraqet trendet dhe aksesoret më të fundit në modën Flamenko.
Në pasarelat e Sevijës shkëlqeu modelja kolumbiane Liseth Santos. 28-vjeçarja është e vetmja modele më ngjyrë që merr pjesë në shfaqjen ndërkombëtare SIMOF dhe një nga të paktat jo më orgjinë nga Spanja.
Megjithatë, kjo nuk e ndalon të kuptojë dhe shfaqë atë çfarë do të thotë kultura e pasur e Flamenkos.
“Në përpiqemi të tregojmë së cfarë janë fustanet Flamenko, siç është feminiliteti, forca, personaliteti i gruas spanjolle. Ky është simboli si të thuash dhe përpiqemi ta tregojmë kur jemi në pasarelë”, tha Liseth Santos.
Me origjinë nga qyteti kolumbian Medellin, Santos jeton në Spanjë që nga viti 2017 dhe u bë modele në vitin 2019 kur një mike e ngushtë e saj dhe një balerinë e Flamenkos e ftuan në një shfaqje në Madrid.
Për të më shumë se vlera monetare të jetë pjesë e këtyre ngjarjeve ka më shumë vlerë emocionale.
“Ajo që fitoj në vlerë monetare është e kënaqshme. Për mua pjesëmarrja në SIMOF më tërheq, më shijon dhe sigurisht më pëlqen ta bëj. Pra ka vlerë për mua edhe emocionale, pjesëmarrja në evente si këto”, tha Santos.
Pavarësisht orëve të gjata dhe udhëtimeve të lodhshme të punës Santos thotë se modelingu është edhe shpërblyes.
“Kur merr shume fustane për të provuar atë që të rri më mirë, stilimi, lulet në veshje. Me pëlqen kjo pjesë edhe pse është shumë e lodhshme. Flasim për shumë orë pritjeje nga njëra shfaqje në tjetrën. Është rraskapitëse edhe për këmbët. Por finalja është shumë shpërblyese. Ka më shumë gjëra të mira se të këqija”, tha Santos.
Nëse nuk keni pasion dhe dashuri për Flamenkon nuk arrini dot as të transmetoni kulturën spanjolle.
“Në varësi të veshjes duhet të përshtatet edhe mënyra si lëvizim. Të nxjerrim në pah atë cfarë dizenjuesi dëshiron të transmetojë. Ju duhet të jeni shumë të fokusuar dhe të shijoni momentin për të transmetuar tek audienca, publiku gjithe pasionin dhe dashurinë që keni për Flamenkon, për stilin e tij dhe vetë kulturën spanjolle”, tha Santos.
Në edicionin e 30-të SIMOF realizohen 47 shfaqje mode ku stilistë të Flamenkos sjellin dizajne modern me fustane të mahnitshme, por duke ruajtur tradicionalen.
Klan News