Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Industria e ndërtimit gjendet në krizë. 65 firma ndërtimi janë në prag të falimentimit vetëm për qytetin e Tiranës. Rënia e investimeve publike e të huaja, rënia e lejeve të ndërtimit dhe zënia e plotë e hapësirave të lira, janë arsyet kryesore të prag falimentimit të ndërtuesve.

“Për vitin e kaluar për Tiranën, nga 520 firma të regjistruara, 20 firma e kanë mbyllur vitin 2002, pa asnjë rezultat ekonomik, vetëm me deklarata. Gjatë këtij 6 mujori, numri i firmave që janë pa aktivitet, që janë në mbyllje të aktivitetit të tyre për shkak të frontit të punë, mund të ketë vajtur 60-65 firma ndërtimi”.

Mungesa e investimeve publike është reflektuar edhe në bilancet e ndërtuesve.

“Mungesa e investimeve është numër një, se përveç investimeve që bëhen nga vetë firmat e ndërtimit, investimet që bëhen me fondet e shtetit janë pakë”.

Sektori i ndërtimit është element i rëndësishëm në rritjen ekonomike. Të ardhurat nga ndërtimet zënë afro 11% të prodhimit të përgjithshëm bruto./tvklan.al