Shoqata e ndërtuesve e konsideron si pengese për aktivitetin e biznesit rregulloren e re që kategorizon kompanitë e ndërtimit. Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, për shkak të konfuzionit të krijuar nga kjo rregullore rreth 1 mijë kompani ndërtimi nuk janë pajisur me licence.

Maksim Muçi: “Kjo rregullore është hartuar me qëllimin për të përmirësuar rregullin e licencimit, në fakt ka krijuar konfuzion në radhët e shoqërive  të ndërtimit. Zhvlerësimi i kompanive na bën të dyshojmë për qëllime klienteliste, për të marrë nën mbrojtje kompani të krijuara rishtazi, por të furnizuara me fonde publike në këto 4 vitet e fundit.”

Rregullorja e ministrisë së Punëve publike i kategorizon kompanitë e ndërtimit në 7 nivele, bazuar në volumin e punës që një kompani ka realizuar gjatë 4 viteve të fundit. Por shoqata kërkon që në konsideratë të merret i gjithë historiku, për të mos lënë jashtë tenderëve publike kompani me një aktivitet shumë vjeçar./tvklan.al

Gazetar: Fjoral Zguro