Plot 750 milion euro do të angazhohen për vendet e rajonit si pjesë e paketës për përgjigjet ndaj krizës financiaret mbledhur në një konferencë ndërkombëtare, një organizim i qeverisë shqiptare dhe vendeve donatore është diskutuar për një koordinim sa më të mirë të ndihmës që duhet të justifikojë siç dhe u theksua kontributin e taksapaguesve evropian.

Në këtë funksion kryetari i qeverisë shqiptare e pa të udhës të ftojë donatorët që ndihma të orientohet tek projektet që kanë prioritet luftën ndaj korrupsionit.

Sali Berisha: “Është e pafalshme, e pa pranueshme e taksapaguesve të vendeve mike, të përfundojë në vorbujt e korrupsionit në vendet tona. Do tu ftoja ju para së gjithash ndihmën të adresoni projekte që vendosin standardet më të mira të vendeve tuaj në vendet tona, projekte të cilat duhet të kenë si qëllim të parë luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, reformat që parandalon korrupsioni. Rezultatin e Shqipërisë unë e konsideroj inkurajues. Bazuar në këtë ligj në këto 4 vite buxheti i qeverisë sime ka patur së paku 4.5 miliard dollar më shumë se sa në vitet pararendëse.”

Kryeministri ofroi një panoramë me detaje të përpjekjeve të qeverisë për të luftuar korrupsionin, të cilat ndër të tjera kanë sjellë rritje të të ardhurave me 22 % si dhe paraqitjen çdo vit të një buxheti ti ri.

Sali Berisha: “Këto rezultate vërtetë janë inkurajuese, por sërish korrupsioni mbetet një problem serioz për vendim tim. Sërish korrupsioni mbetet një problem i përhapur në vendin tim dhe vetëm si të tillë ne jemi të vendosur të përballim me të. Në privatizuam të gjitha korporatat e mëdha të vendit. Ju garantoj ju se qëllimi im i parë ka qenë lufta kundër korrupsionit në këto korporata.”

Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në KE Michael Leigh, tha se jo vetëm vendet e unionit, por edhe rajoni do të përballet me sfida të vërteta për shkak të krizës.

Michael Leigh: “Do të jenë vite sfiduese jo vetëm për vendet e BE-së, por edhe partnerët tanë në rajon. Shumë vende po ballafaqohen me këtë sfidë në rrethana të vështira. Në rastin e Shqipërisë shumë nga treguesit makro-ekonomik të viteve të fundit janë të fortë. Kryeministri na kujtoi edhe rritjen ekonomike të vendit, që të ruhet kjo performancë e mirë do të jetë sfidë. Ndaj dhe kjo konferencë ka objektiva të qarta në këtë drejtim.”

Paketa për rajonin për përgjigje ndaj krizës do të angazhojë 150 milion euro për instrumentet e para të anëtarësimit dhe 600 milion të tjera ofrohen nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Transporti, mjedisi dhe edukimi janë  fushat kryesore ku do të fokusohet paketa e ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Turqinë. Vetëm për vitet 2005-2008 ndihma për këto vende llogaritet në 20 miliard euro./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi