Pavarësisht stabilitetit të vazhdueshëm në vite ekonomia shqiptare nuk ka mundur t’i rezistojë efekteve që ka shkaktuar kriza financiare globale.

Një nga treguesit që reflekton ndikimin e recensionit botëror është rënia në shkëmbimin e mallrave kryesisht me vendet e rajonit.

Sipas të dhënave nga dogana e Durrësit vlera e eksporteve të produkteve minerale, muajin e fundit, është ulur me 30% në krahasim me një vit më parë.

Arben Ibroja: “Ka pasur një frenim muajin e fundit të mallrave të eksportit, qoftë në sasi, po qoftë dhe në çmim. Normalisht përpara një muaji, përpara rreth një muaji e gjysmë ishte në shifra shumë të larta si nëntë mujor e gjysmë po ta krahasojmë si nëntëmujor e gjysmë, dhjetëmujor”.

Rënia e vlerës së eksporteve ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e të ardhurave në këtë doganë.

Arben Ibroja: “Me ligjin e fundit të muajit Gusht që në lidhje vetëm për ato mallra që eksportohen që bëhen fjalë për entin minerare që doli. Vetëm aty ka të ardhura që merr”.

Peshën kryesore të eksporteve shqiptare e mbajnë produkte të tilla si giza, çeliku, kromi dhe bimët medicinale.

Destinacioni kryesor i tyre është Italia, Greqia, Gjermania, por edhe vende të tjera të rajonit./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle