Thellohet kriza mes demokristianëve, një pjesë e anëtarëve të kryesisë së kësaj partie të njohur si kundërshtarë të kryetarit Ndoka, kanë vendosur që deri në kongresin e jashtëzakonshëm të pezullojnë këtë të fundit duke mos e njohur si përfaqësues të PDK në qeveri.

Anton Gurakuqi: “Zoti Ndoka nuk ka më asnjë tagër, i vetmi tagër i tij është që të dorëhiqet si nga kryetari i partisë si nga ministri i shëndetësisë dhe ta lërë këtë parti të punojë rehat.”

Ndërsa pjesa tjetër e kryesisë së Demokristianëve nën drejtimin e kryetarit Ndoka janë mbledhur në selinë e partisë vetëm një orë me vonë, duke vendosur t’i propozojnë asamblesë kombëtare largim nga partia, të dy zëvendësministrave Gurakuqi dhe Bushati të deklaruar haptas kundër Ndokës.

Nard Ndoka: “Dy zotërinjtë në fjalë, përfaqësuesit politik të partisë Demokristiane deri në këto momente do ti propozohen këshillit kombëtar, që persona jo përfaqësues me anë të alternativës Demokristine në funksionet e tyre si zëvendësministra.”

Më herët Ndoka në një pronësim për mediat deklaroi se kriza brenda partisë së tij, kishte si përgjegjës ish-kryetarin e partisë Nikollë Lesi si dhe segmente brenda selisë blu. Deklarata që u hodhën poshtë nga themeluesi i Partisë Demokristiane aktualisht zëvendës ministër i Integrimit Zef Bushati./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka