Ben Blushi: Ne do të vazhdojmë të jemi kundër bojkotit. Sot jam më i bindur se kurrë se në qoftë se PS-ja nuk është në Kuvend, qeveria çdo ditë e më e fortë. Ne i japim mundësinë qeverisë që të miratojë ligjet që do apo derfomime të caktuara në sistem, legjistlacion duke mos qenë në parlament. Të nxjerrësh opozitën nga parlamenti është njësoj si të çosh në luftëtar pa shpatë në betejë. Unë besoj që protestat dhe parlamenti nuk janë dy gjëra që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Mund të jesh në parlament dhe njëkohësisht mund të bësh protesta për për arsye, për ide të caktuara apo për të përfaqësuar ata shqiptar që mendojnë që ka ardhur koha për të protestuar. Arsye për protesta opozita ka gjithmonë, por kjo nuk do të thotë që të dalësh jashtë parlamentit.”
Gazetare: “Mendoni se zoti Rama përveç bojkotit të parlamentit po bën bojkot edhe ndaj zërave ndryshe siç jeni ju apo zoti Harasani?”
Ben Blushi: “Sigurisht që ka një klimë jo të mirë brenda PS-së, një klimë e cila rrezikon ta çojë një pjesë të udhëheqjes së PS-së me mendime naive apo hakmarrëse. Natyrisht që unë jam i qetë dhe pres që të qetësohen brenda PS-së të gjithë ata që mendojnë se sot nuk është dita për të luftuar Sali Berishën, por është dita për të luftuar ata që mendojnë ndryshe brenda partisë. Këtu ndahemi, unë jam votuar, të gjithë ne jemi votuar për të shkuar në parlament dhe për të vazhduar betejën tonë si opozitar dhe nuk jam votuar për të bërë një betejë të pa skrupullt brenda PS-së. Në qoftë se dikush ka hequr dorë nga beteja me Sali Berishën për të gjetur disa armiq brenda PS-së , kjo nuk e çon asgjëkund, përkundrazi dobëson ata vetë dhe vetë PS-në.”/tvklan.al