Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka zgjatur vetëm 30 minuta. Seanca u zhvillua pa praninë e opozitës, për shkak se nuk u lejuan që të hynin në ambientet e brendshme pasi 24 prej tyre janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Seanca u zhvillua vetëm me praninë e mazhorancës dhe nisi në orën 10:00, siç ishte parashikuar.

Fillimisht pati përplasje me deputetët e opozitës që tentuan të bllokojnë kolegët e tyre të mazhorancës për të mos hyrë as ata.

Mirëpo socialistët përdorën dyer të tjera për t’u futr në sallën e seancave plenare.

Në rendin e ditës sot në Parlament ishte vetëm një pikë për t’u diskutuar, ajo e ratifikimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për projektin “programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri”.



Çështjet e rendit të ditës në seancë, datë 3 Tetor 2024


/tvklan.al