Qeveria shqiptare ka vënë si objektiv krijimin e kushteve për pritjen gjatë këtij sezoni të 500 mijë turistëve të huaj. Kruja mbetet ndër të pakta qytete ku tradita shekullore është ruajtur për t’u shfaqur tek të huajt si dëshmi e lashtësisë sonë si komb dhe për t’i nxitur ata të kthehen përsëri. Në pazarin e vjetër të Krujës sot kishte mjaft turistëqë preferonin të blinin monedha të vjetra antike në vend të qeleshes së bardhë, gjymave prej bakri apo qylymave të endur në tehzgjah.
Në kalanë e Krujës, muzeun kombëtar këtë të dielë e vizituan mbi 1000 turistë. Mungesa e ciceronit nuk i pengoi ata të gjejnë domethënien e ngjarjeve apo figurave historike të ekspozuara./tvklan.al