Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Duro ka dhënë shpjegime në SPAK në lidhje me veprimet e tij për licencimin e një karburanti pa leje.
Kujtojmë se dy javë më parë, kryebashkiaku Duro u mor i pandehur ga SPAK për shpërdorim detyre.
Eduard Duro u kallëzua nga një subjekt tjetër për dhënien e licencës së karburantit që dyshohet të jetë ndërtuar pa leje.
/tvklan.al