Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro.
Prokuroria e Posaçme e akuzon atë për “shpërdorim detyre” në rastin e dhënies së licensës për një pikë karburanti në këtë bashki që dyshohet se është ndërtuar pa leje.
Ne një reagim zyrtar, kjo bashki ka kundërshtuar akuzën duke deklaruar se procedurat janë kryer konform ligjit.
Bashkia e Devollit ka shpërndarë për mediat edhe autorizimin e Drejtorisë së Tatim-Taksave, për të cilin thotë se nuk ka asnjë shkelje.
Tv Klan