Gjykata e Tiranës la në qeli paafat Hekuran Gjonin, 74-vjeçarin që vrau me thikë djalin e tij të shtunën në 1 Shkurt.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve i moshuari është shprehur i penduar për ngjarjen duke treguar se gjithçka erdhi si pasojë e një sherri banal gjatë darkës.

Mbrëmjen e të shtunës, në 1 Shkurt, Hekuran Gjoni goditi me thikë, djalin e tij, Asim Gjonin, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ai akuzohet për veprën penale të vrasjes për shkak të rrethanave familjare.

Tv Klan