Kryetari i qeverise, Sali Berisha,  ka patur një tur te ngjeshur takimesh me banore te Tiranës dhe komunave fqinje me këtë bashki.

Ne njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë kryeministri nuk harroi te shprehe me mirënjohje vlerësimin për atë qe e konsideron kontribut i përbashkët për anëtarësimin e vendit ne NATO apo hapat e rinj drejt BE.

Ne një bilanc te shpejte te katër viteve kryeministri theksoi ndërtimin e te paktën 6 mije km rruge te reja, hapjen e 80 mije vendeve te reja te punës, ndërtimin apo rindërtimin nga e para të 1012 shkollave si dhe nxjerrjen nga varfëria të 400 mijë shqiptarëve. 

Për shkak te problematikes se ndjeshme qe përfaqëson procesi i legalizimit kryeministri Berisha e përmendi si dëshmi te angazhimit te qeverise se tij ne këtë drejtim. 

Këtu shefi i qeverise akuzoi serish kryetarin e PS, Edi Rama se po përdor për qëllime personale pushtetin politik. 

Sali Berisha: “Ia dolëm të vëmë në lëvizje mekanizmin e fuqishëm të legalizimeve në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Socialistët e Tiranës u takon detyra historike, të nxjerrin nga skena politike kryetarin e tyre burracak, Edi Ramën. Ka dy vjet që ju thotë ju se do ju çojë përtej të majtës dhe të djathtës, dhe tani kur gjërat dolën në dritë të diellit doli se fjala ishte as për të majtën, as për të djathtën, por për 99-shat e tij, për lejet e ndërtimit. Fjala ishte për ata, të cilëve Edi Rama u jep 70% të lejeve të ndërtimit të kryeqytetit, fjala ishte për ata, me të cilët Edi Rama ndan me dhjetëra e dhjetëra kate ndërtimesh në Tiranë, fjala ishte për 99-shat që mbajnë peng planin urbanistik të Tiranës, fjala ishte për modelin më të korruptuar, ndër 3-4 modelet më korruptuara të planetit në lejet e ndërtimit.”

I sigurt ne fitoren e demokrateve ne këto zgjedhje, kryeministri Berisha ftoi qytetaret pa dallim bindjesh politike t’i bashkohen projektit evropian për vendin. 

Ne 26 Qershor vetëm dy dite nga mbajtja e zgjedhjeve te përgjithshme Partia Demokratike do te zhvilloje ne sheshin Skënderbej atë qe kryeministri e ka cilësuar si mitingu i fitores.

Sali Berisha: “Në 26 Qershor i madh e i vogël, i ri dhe i moshuar, që të gjithë të këndojmë fitoren në sheshin Skënderbej, festojmë fitoren. Më 28 Qershor votoni veten tuaj. Ju jeni dhjeta, Partia Demokratike është dhjeta, Shqipëria është dhjeta, Evropa është blu, është dhjeta”./tvklan.al

Koka: Berisha të ripërsërisim fitoren në Kashar

Ne Kashar kryeministri Berisha kujtoi fitoren e forcës politike qe drejton vetëm një vit me pare ne garën për kryetarin e komunës. 

Për kryeministrin fitorja ishte dëshmi e besimit dhe garancisë qe ofron qeverisja e djathte. Berisha e cilësoi madje një leksion qe sikurse tha duhet lexuar mire pasi ishte një vote për reformat dhe një vote kundër politikes se mashtrimit te Partisë Socialiste./tvklan.al