Në përfundim të vizitës së tij në Bruksel kryeministri Berisha jep garanci, se qeveria do të përbush në një kohë të shkurtër kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Gjatë një konference për shtyp Berisha edhe pse nuk ka pranuar të japë data të sakta, ka lënë të kuptohet se marrëveshja e liberalizimit të vizave, do të nënshkruhet brenda vitit 2009.
Sali Berisha: “Me presidentin Barroso unë nuk diskutova data, se siç e dini ju unë nuk jam njeri që fiksoj data dhe përqindje, por unë jam njeri që të arrijë data dhe përqindje. Si njeri i fjalës së mbajtur, i premtimeve të mbajtura dhe kjo përbën një garanci të madhe. Ata e dinë që të gjitha kërkesat do të zbatohen, shqiptarët mesi presin të lëvizin të lirë si qytetarë evropian, është një detyrim madhor i imi ky.”
Pas një heshtje dy javore kryeministri ka pranuar të komentojë dhe kërkesën e organit të akuzës për heqjen e imunitetit të ish ministrit Mediu. I pyetur nga televizioni Klan lidhur me këtë çështje kryeministri ka deklaruar:
Sali Berisha: “I qëndrojmë plotësisht divizës së hapjes së rrugës, hetimit nga prokuroria shqiptare për çdo çështje tjetër përveçse politike.”
Ndërkohë Berisha ka kërkuar edhe njëherë mbështetjen e opozitës për të miratuar në Parlament nismën e mazhorancës për heqjen e imunitetit të deputetëve.
Sali Berisha: “Unë kam ndërmarrë nismë unlaterale për të mos kaluar me 84 vota, sepse Komisioni i Venecias ka dhënë qartë dritën jeshile për 84 vota. Por prapë se prapë unë mendoj se do ta bëjë më opozitën për gjer sa të bindet opozita do të jetë veprim i njëanshëm, çdo imuniteti i mazhorancës nuk ekziston.”
Për rastin e Sefgjinit drejtorin e përgjithshëm të tatimeve për të cilin gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak, kryeministri ka deklaruar se nuk do të merret vendim për largimin e tij nga puna. Të paktën deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga gjykata për fajësinë apo pafajësinë e tij në lidhje me dosjen e vrasjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha.
Sali Berisha: “Ai është zhdëmtuar qindarkë për qindarkë për kohën që e kanë mbajtur, sepse është konsideruar pa fakte pa prova. Dy herë për të njëjtën gjë ne nuk paguajmë dot, ose s’kam dëshirë të paguaj të presim vendimet të vazhdojë procesi dhe të ashtu këtë./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka