Gerti Bogdani: “8 nëntori është një ditë e mbrapsht madje mund të thuhet e ligë në historinë tonë kombëtare. Më 8 nëntor të vitit 1941 Partia Komuniste Jugosllave themeloi degën e saj në Tiranë, partinë që sot drejtohet nga  zoti Rama. Partia e themeluar nga Mugosha e Popoviçi në vitin 1941, do të ndërronte  emrin si gjarpri ndërron lëkurat. Dhe kështu në qershor të vitit 1991 do të vetë-pagëzohej me emrin PS, por duke e shpallur veten trashëgimtare juridike dhe pasuese të veprave të PPSH. Sot 67 vjetorin e saj dhe 17 vjet pas ndërrimit të emrit, kjo parti drejtohet nga Edi Rama, pinjoll direkt i familjeve të Byrosë politike dhe Komitetit Qendror, që drejtuan Shqipërinë deri në 91. Sot ajo drejtohet nga Gramoz Ruçi, ish-ministër i sigurimit famëkeq të shtetit gjatë diktaturës. Sot udhëheqja e saj aktuale nuk flet kundra imperializmit dhe kapitalizmit, por me trashëgiminë e shëmtuar të të shkuarës mohon çdo ditë dhe disa herë në ditë çdo vlerë, çdo arritje, çdo sukses të Shqipërisë në rrugën drejt perëndimit.”/tvklan.al