Sali Berisha: “Ne do vazhdojmë projektin tonë dhe ky projekt është projekti i ndryshimit vendimtar të Shqipërisë. Është projekti i shndërrimit të Shqipërisë në një Shqipëri të vërtetë evropiane. Është projekti në të cilën shqiptarët do ta ndjejnë veten qytetarë evropianë. Së pari me heqjen e vizave brenda këtij viti siç është premtuar me rritjen e vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve, me ndërtimin e një infrastrukture më moderne në rajon dhe më gjerë në zgjerimin më tej të potencialeve të mëdha të vendit, potencialeve ujore, turistike, minerare. Shqipëria turistike duhet të jetë Shqipëria e shërbimeve më të mira për turistë nga e mbarë bota. Shqipëria evropiane do të jetë Shqipëria e arsimit modern, e shtetësisë moderne, do të jetë Shqipëria në të cilën qytetarët e saj do ta ndjejnë veten gjithnjë e më krenarë”./tvklan.al