Mbledhja e komitetit ndërministror për liberalizmin e vizave ka shqyrtuar përmbushjen nga qeveria shqiptare te detyrimeve te udhërrëfyesit.
Ne dy javët e ardhshme pritet qe ne Tiranë te vijnë ne këtë funksion dhe eksperte te KE.
Kryeministri konstatoi se kriteret po përmbushen me vendosmëri duke cituar progresin thelbësor ne kontrollin e kufijve apo dhe ne luftën ndaj krimit.
Këtu kryeministri përmendi moratoriumin për skafet, i cili do te hyje në fuqi shumë shpejt.
Sali Berisha: “Dëshmi kjo e një vullneti të kësaj mazhorance që industria e mafies, skafet janë industri e mafies. Të mos mund të zhvillohet më në brigjet tona dhe dua të theksoj këtu se heqja e këtij moratoriumi është e pashpresë përsa kohë kjo mazhorancë të jetë në pushtet”.
Kryeministri përmendi dhe ligjin Antimafia si një tjetër angazhim i qeverise për goditje te forte te krimit.
Sali Berisha: “Mafia, e cila gjatë këtyre viteve është fuqizuar në prona duhet të humbasë çdo lloj pushteti ekonomik. Qeveria po shqyrton ngritjen e një bordi këshillimor apo të një komiteti, i cili të mund të mbikëqyrë problematikën e zbatimit të ligjit.”
Kryeministri foli dhe për procesin e pajisjes se shtetasve me pasaporta biometrike. Vendi po shënon ritmet me te larta te shpërndarjes se këtij dokumenti për fryme.
Megjithatë kryeministri tha se duhen tejkaluar problemet e identifikuara ne procesin e shpërndarjes, kjo ne bashkëpunim me firmën qe prodhon pasaportat.
Këto dy jave do te jene vendimtare për qeverinë shqiptare për të përmbushur detyrimet e udhërrëfyesit, ndaj dhe ne takimin me grupin kuvendor demokrat, kryeministri kërkoi angazhim për te miratuar çdo ligj qe garanton liberalizimin e vizave.
Duke ju rikthyer argumentit mbi pasuritë te vena ne rruge te paligjshme, kryeministri tha se përgjigjja do te jete e forte.
Sali Berisha: “Pushtetarë të të gjitha niveleve gjatë këtyre 18 viteve kanë bërë batërdi në zonat turistike më të çmuara, më të kushtueshme të vendit. Beteja është e vështirë. Presionet janë të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Vullneti është i hekurt. Asgjë nuk mund të pengojë këtë mazhorancë. Numri i pronarëve të punësuar në mënyrë të paligjshme tejkalon qartë atë të pronarëve të vërtet”.
Berisha ripërsëriti dhe një here angazhimin e mazhorancës se liberalizimi i vizave do te ndodhe brenda 6 muajve te pare te këtij viti, sikundër është theksuar dhe në rezolutën e parlamentit evropian./tvklan.al