Vizita e kryeministrit Berisha në fshatrat e bregdetit të jugut nisi me inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e sistemit të ri rrugor në fshatin Nivicë. Me vlerë 10.5 milion lekë, kjo rrugë e re do të lidhë qendrën e Nivicës me rrugën nacionale Borsh-Sarandë.

Sali Berisha: “Të ndërtimit të infrastrukturës të të gjithë zonës së bregut nga Orikumi në Ksamil. Projekt që përveç buxhetit të shtetit ka edhe 37 mijë dhe të komunitetit, ka edhe 37 milion dollar të bankës botërore.”

Ndalesa e radhës ishte fshati Shën Vasil ku kryeministri Berisha inauguroi fillimin e punimeve për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë 24 orë me vlerë prej 25. 5 milion lekësh. Kryeministri duke u drejtuar kryekomunarëve kërkoi që ata të paraqesin projektet më prioritare në infrastrukturë. Duke u garantuar realizim në kohë rekord.

Sali Berisha: “Menjëherë, e ke projektin?’

“Jo jemi në fazat e projekt-idesë.”

Sali Berisha: “Atëherë do bësh projektin, sapo të bësh projektin do marrësh investimin dhe jo vetëm, çdo fshat duhet të ketë rrugën për në det. Ne pra vetëm kërkojmë nga kryetari, nga këshillimi komunës, këshillat e komunave të tjera dhe fshatrave, nga ju të merrni pjesë në këto projekte.”

Rruga e kalasë dhe sigurimi i sipërfaqeve  të parkimit kanë qenë në fokus të ndalesës së radhës  nga kryeministri Berisha në Borsh, një investim prej 13.7 milion lekësh. Të dyja këto projekte, por edhe të tjerë do të përfundojnë brenda këtij mandati qeverisës dhe do ti garantojë një numër më të madh turistësh, i cili krahasuar me një vit më parë ka qenë ndjeshëm më i madh tha kryeministri.

Sali Berisha: “Bregun do ta ndryshojmë me shpejtësi, ky vit ka patur një prurje, një ardhje turistësh më të madhe ndonjëherë në historinë e vendit. Por u garantoj ju se përfundimi i rrugës dhe i projekteve tjera do ta shumëfishojnë ardhjen e turistëve.”

Projektet janë përzgjedhur si prioritare nga vetë pushtete vendore përgjatë vitit 2007 dhe kryesisht ka në qendër përmirësimin e infrastrukturës rrugore./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo