Lajme Arkiva 2004
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi në Shkup një takim me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Biseda ndërmjet Nanos dhe Ahmeti konsistoi për gjendjen në Maqedoni duke shprehur me të njëjtën dhimbje për vdekjen e presidentit Boris Trajkovski.
Në takim u bisedua edhe rrethi i institucionit themelor të Maqedonisë që garanton integrimi drejt Evropës së bashkuar i cili ndodhet në bashkëqeverisjen maqedonase-shqiptare.
Gjatë bisedës me Ahmetin, Nano është shprehur se koalicioni qeverisës dhe partitë qeveritare maqedonase kanë arritur pjekurinë e duhur, ashtu si mbarë shoqëria maqedonase për të garantuar stabilitetin dhe progresin drejt integrimit evropian dhe zgjerimin e hapësirave të integrimit të shqiptarëve në këtë proces të pakthyeshëm.
Ndërsa Ahmeti ka shprehur besimi se nuk do të ketë pasoja me vdekjen e presidentit Trajkovski, pasi sipas tij institucionet në vend punojnë normalisht.
Ahmeti i shpreh se duhet të respektohen mendimet dhe idetë që do të japin partitë politike, qofshin opozitë apo pozitë, se si mund të rrjedhin përmbushjet e obligimeve që dalin nga kushtetuta.
Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka inkurajuar se shteti shqiptar do të jetë në mbështetje të politikës konstruktive në Maqedoni dhe kjo mbështetje nuk do të mungojë dhe në të ardhmen me qëllim që ne të kemi suksese dhe rezultate në t gjitha proceset./tvklan.al