Kryeministri Hashim Thaçi vetëm 2 javë pas instalimit të EULEX-it në Kosovë ka thënë se qysh tash shihen efektet e para pozitive të këtij misioni. Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri pas një takimi që pati me Ymer Selmanin kryetari i Partisë Demokracia e re nga  Maqedonia.

Hashim Thaçi: “EULEX-i me rëndësi që është në veri është duke bërë një punë fillestare të kënaqshme, të mirë. Kemi bashkëpunim të ngushtë si institucione të republikës së Kosovës me EULEX-in, tash është hapi tjetër që duhet të fillojmë me ushtrimin e aktivitetit edhet të institucioneve të republikës së Kosovës. Kështu që mendoj që ka filluar në kuptimin më të mirë të mundshëm një ndryshim pozitiv.”

Kryeministri Thaçi ka komentuar edh deklaratat e shefit të UMNIK-ut Lamnerto Xanier, në lidhje me bisedimet e reja që duhet të rifillojnë mes Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi ka thënë se mund të bisedohet me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.

Hashim Thaçi: “Për çështje praktike të dy vendeve, të dy popujve tanë natyrisht që në të ardhmen mund të ketë takime ndërshtetërore si dy vende të pavarura, por asgjë nuk do të jetë e pranueshme në kuptimin prej institucioneve të Kosovës në at që mund të pretendojë Beogradi që të kthejë procesin mbrapa. Do të ketë vetëm ecje përpara.”

Kombet e Bashkuara po përpiqen që sërish ti ulin në një tavolinë ekspertët Kosovar dhe ata Serb për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh të një interesi të ndërsjellët./tvklan.al