Është koha për nënshkrime të mira të Bashkimit Evropian për Kosovën. Këto firma që po vënë Hashim Thaçi dhe Renzo Daviddi i sjellin vendit 104 milion euro. A që do japë Komisioni Evropian janë të zotuara nga konferenca e donatorëve dhe janë pjesë e projektit të instrumenteve para anëtarësimit, nga i cili përfitojnë vendet të cila5t inspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, tha se me këto mjete duhet të përmirësohet jeta e përditshme e popullit të Kosovës.
Renzo Daviddi: “Ne llogarisim te autoritetet e Kosovës që ata të ofrojnë menaxhi të duhur ekonomik, disiplinë të vazhdueshme fiskale dhe koordinim efektiv me do0natorët për ta bërë këtë dedikim të suksesshëm.”
Sipas Komisionit Evropian ky program mbulon 13 projekte të ndryshme, duke përfshirë forcimin e sundimit ët ligjit, përkrahje për komunitetet, kulturën, mediat, rininë, sportet, përmirësim të infrastrukturës sociale, tregtinë, arsimin, bujq2ësinë dhe punësimin.
Kryeministri Thaçi tha se të gjitha këto përkojnë me prioritetet e qeverisë.
Hashim Thaçi: “Këto investime do të krijojnë parakushte që të kemi një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme që në fakt është synim primar i qeverisë së republikës së Kosovës.” Me këtë nënshkrim Komisioni Evropian përmbushi 80% të zotimit të bërë në konferencën e donatorëve ndaj popullit të Kosovës./tvklan.al