Sonila Meço: “Teksa vlerësimet kanë arritur deri në atë që mund të konsiderohet kryeministri shqiptar si një lider i kombit ne do të bëjmë lidhje me atë që konsiderohet si arteria e kombit, me rrugën Durrës-Kukës, më konkretisht me tunelin e Thirrës. Aty ndodhet gazetarja Menada Zaimi, në përfundimin e një vizite zyrtare nga ana e kryeministrit shqiptar. Menada përshëndetje.”

Menada Zaimi: “ Përshëndetje Sonila! Po ne jemi në Kalimash në krahun e Thirrës, Thirra është krahu që është më pranë Tiranës. Ka përfunduar vizita zyrtare e kryeministrit Berisha, ka përfunduar me të gjitha emocionet e jashtëzakonshme që solli kjo vizitë jo vetëm në aspektin politik dhe ekonomik. Kjo i takon le të themi politikanëve që ta vlerësojnë dhe nga ana tjetër dhe analistëve që ta vlerësojnë, por ne gazetarët e shohim më tepër në aspektin njerëzor të saj dhe këtë duam ti transmetojmë edhe publikut. Për nga aspekti njerëzor kjo ishte një vizitë e jashtëzakonshme, për nga pritja që i rezervuan qytetarët e Kosovës kryeministrit Berisha që në ditën e parë të tij, jo vetëm në Prishtinën zyrtare, por më e jashtëzakonshme ishte pritja që i rezervuan kryeministrit të Shqipërisë në Prizren, atje ku u nderua dhe me titullin Qytetar Nderi. Në fakt Sonila ne kemi dhe disa pamje më të fundit ët vizitës së kryeministrit Berisha në Prizren. Ftoj regjinë që në këto momente të mund t’i transmetojë, i kërkojmë ndjesë ndërkohë publikut sepse këto pamje janë të pamontuara.”

Sonila Meço: “Po i ndjekim Menada. Po transmetohen në këto çaste pamjet e vizitës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Prizren atje ku mori edhe titullin Qytetar Nderi. Mund të shpjegosh atë që nuk e pamë dot nëpërmjet kamerave?”

Menada Zaimi: “Po kryeministrit i Shqipërisë i shoqëruar edhe nga kryeministrit i Kosovës Hashim Thaçi kanë vazhduar për gjatë gjithë bulevardit të Prizrenit janë takuar me qytetarë, ju i shini në këto pamje që ka mjaft njerëz të mbledhur në të dy krahët e rrugës dhe shumë  njerëz të cilët i ndjekin nga pas 2 kryeministrat të shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Prizrenit. Janë pamje të jashtëzakonshme për  nga emocioni që ato përcjellin Sonila.”

Sonila Meço: “Ndërkohë Menada, si një konkluzion të plotë të kësaj vizite përveç ndjenjës njerëzore tashmë janë realizuar edhe 6 marrëveshje të rëndësishme dhe materializimi i një bashkëpunimi me terma konkret me Kosovën apo jo?”

Menada Zaimi: “Po është shumë e vërtetë kjo. Duket pasur parasysh që këtu tashmë është theksuar se Shqipëria do të jetë një ndihmë shumë e madhe e Kosovës për sa i takon çështjes së integrimit Evropian. Në një takim që pati kryeministri Sali Berisha edhe me kryetarin e misionit EULEX në Kosovë, pra institucionit le të themi i cili e mbështet Kosovën, institucionet e Kosovës për tu konsoliduar më tej drejt rrugës për integrim evropian. Ai e theksoi, Peter Faith, falënderoi kryeministrin Berisha për ët gjithë mbështetjen që po i jep Kosovës për forcimin e institucioneve të saj në rrugën drejt  integrimit në Bashkimin Evropian duke pasur parasysh që Kosova është një shtet në filiz, është mjaft i ri, vetëm 20 muaj nga shpallja e pavarësisë. Pra kjo ishte një vizitë mjaft e rëndësishme edhe në aspektin ekonomik. Takimet ju kemi pasur mundësi t’i ndiqni, takimet e kryetarit të qeverisë shqiptare edhe me biznesmen. Tashmë krijohen edhe mjaft hapësira dhe mundësi komunikimi edhe për shkak të rrugës së re dhe duhet pasur parasysh që gjithë ky popullaritet që ka fituar kryeministri Sali Berisha në Kosovë vjen edhe për shkak të përfundimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë.”

Sonila Meço: “Nga ku dhe ti po bën këtë transmetim të drejtpërdrejtë në konkluzionet ët vizitës zyrtare të vizitës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Kosovë. Menadë ne do të vijojmë edhe gjatë këtij edicioni lajmesh, të përcjellim të gjithë zhvillimet e agjendës në ditën e sotme. Madje edhe një përfundim më analitik nga 3 emra të njohur të gazetarisë dhe analizës në Kosovë. Unë të falënderoj për  punën që ke bërë gjatë këtyre ditëve dhe meqenëse diskutohet shumë lidhur me përdorimin e termit bashkimi i kombit, fakti që ti ndodhesh në një nga pjesët që e materializon shpirtërisht, por edhe nga pikëpamja infrastrukturore tregon që ka ndodhur tashmë.”

Menada Zaimi: “Faleminderit Sonila.”

Sonila Meço: “Ishin me Menada Zaimin gazetaren tonë e cila përcolli agjendën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha së bashku me grupin e xhirimit në Kosovë.”/tvklan.al