Lajme Arkiva 2003

Dëshirat e zyrtarëve serb për të pasur qasje nuk kanë të përfunduar është vërtetuar disa herë. Idetë dhe kërkesat e tyre për të kthyer ushtarë ne krahinë siç e quajnë ata Kosovën janë nga më të ndryshmet ndër to është edhe letra e kryeministrit serb Zoran Dindic dërguar admiralit të NATOS Johnson ku kërkohet mundësimi i kthimit të menjëhershëm të më se 100 pjesëtarëve të sigurimit jugosllav.

Kreu i qeverisë së Kosovës Bajram Rexhepi, kërkesën e Dindic e shikon vetëm një iluzion të tijin.

Bajram Rexhepi: Dindic mund të kërkoj çfarë të dojë mirëpo për këto vendosin KFOR-i UMNIK-u, prandaj këto janë ne rubrikën e dëshirave.

Ndërsa kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova nuk e ka parë të arsyeshme ta diskutoj këtë kërkesës të serbëve.

Ibrahim Rugova: ju lutem, nuk i komentoj ato gjëra unë.

Ndërkohë edhe krerët e administratës së UMNIK-ut kanë nxituar të dalin me reagime rreth kërkesës së Dindic.

Kryeadministratori Steiner ka përsëritur se siguria në Kosovë është përgjegjësi e KFOR-it dhe UMNIK-ut dhe ai saktëson se nuk ka arsye për bashkësi ndërkombëtare që të ndryshoj qëndrimin dhe respekton paragrafin 9 aneksin 2 pikën 6 të rezolutës 12.44.

Sa për qytetarët kërkesa e serbëve është dhe do të mbetet ëndërr e parealizuar.

Qytetari: Dindic duhet të merret me problemet e veta pikësëpari, pastaj janë edhe ndërkombëtarët këtu.

Qytetari: Mendoj se për arsye se forcat policore dhe ushtarake e dinë mirë çfarë ka ndodhur në Kosovë, e dinë që duhet tjetër atmosferë për tu kthyer. Ajo nuk është e mundur.

Qytetari: Besoj se s’kthehet më ajo është një politik e Dindic.

Edhe kësaj radhe qëndrimet e administratës së UMNIK-ut por edhe krerët politik kosovarë, sqaruan se nuk ka nevojë për shqetësim nëse kryeministri serb, në letrat e tij dërguar zyrtarëve të NATO-s kërkon kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë./tvklan.al