Italia gëlon nga deklarata e kryeministrit Silvio Berlusconi për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara. Kavalieri sot në mëngjes duke mos pranuar se ka shkelu të gjithë etikën e mundshme të një lideri botëror, ka reaguar me zemërim për atë që ai e cilësoi shtrembërim të fjalëve të tij.

Silvio Berluconi: “E mendonim se kishte mjaft budallenj vërdallë, por ajo qe nuk imagjinonim është që këta ishin kaq budallenj saqë ta pranonin këtë publikisht.”

Gjatë një takimi me presidentin rus Dmitri Medvedv, Berluksoni tha, se Obamës nuk i mungon asgjë për të arritur marrëveshje me Medvedev, sepse është i ri, i bukur dhe i nxirë.

Na është paraqitur si Mesia, plot me energji dhe shprese, shpresojmë që të mos zhgënjej ironizuar kavalieri gjatë takimit me presidentin rus.

Komentet e fundit te kryeministrit italian kanë rënë në veshin e Obamës, i cili ka telefonuar nëntë lider me të rëndësishëm botërorë por ka lënë mënjanë Berlusconin./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle