Kryeministri Meta ka takuar sot stafin që asistoi në anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Pasi u ka përcjellë atyre vlerësimet në emër të qeverisë shqiptare, Meta tha se ky është një hap tepër i rëndësishëm që demonstron vullnetin për të ecur me vendosmëri në rrugën e reformave.
Anëtarësimi në OBT vijoi ai ka një ndikim të madh dhe për të hapur rrugën e marrëveshjes në asocimin e Bashkimit Europian. Sipas Emerlinda Meksit, ky anëtarësim tregon vullnetin për të përballuar sfidën e integrimit. Vetë rezultati tha ajo është përgjigja më e mirë dhe ndaj ekspertëve të Partisë Demokratike që kanë komentuar negativisht anëtarësimin e Shqipërisë në OBT./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego