Donald Tramp do të fillojë zbatimin e planit të tij për të dëbuar emigrantët që të martën, menjëherë pas marrjes së detyrës. Uoll Street Journal raporton se operacioni do të nisë nga Chikago ku do të mobilizohen mbi 200 agjentë.
Kjo, sipas të njëjtave burime, do të shërbejë për t’i dërguar një mesazh edhe tek qytetet që qeverisen nga demokratët që mbrojnë emigrantët e paligjshëm. Sipas gazetës amerikane, operacioni do të synojë emigrantët që kanë të dhëna kriminale, duke përfshirë madje edhe krime të vogla si shkeljet rrugore.
Sipas të njëjtave burime, emigrantët e paligjshëm do të arrestohen. Stafi i Trump thuhet se po planifikon të organizojë dëbime masive të ngjashme në një seri qytetesh si Nju Jorku, Los Anxhelosi, Denveri dhe Majemi. Mediat amerikane shkruajnë se shumë emigrantë kanë nisur të largohen vullnetarisht pas kërcënimeve të Trump.
Një tjetër politike për emigrantët po ndjek Europa. Në Gjermani, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët do të mbështesë financiarisht emigrantët sirianë që do të kthehen në vendin e tyre.
Gazeta gjermane “Der Shpigel” shkruan se çdo emigrant që kërkon të largohet mund të marrë 1700 Euro dhe do t’i paguhen shpenzimet e udhëtimit. Për çdo familje mund të jepen deri në 4 mijë Euro.
Tv Klan