Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Zona 185 në Laprakë, ka pritur për herë të dytë kryeministrin Ilir Meta. Sot në orën 10 të paradites, çifti Meta, ka ardhur në njësinë nr.7 për të votuar dhe zgjedhur mes dy kandidatëve në balotazh. Një fletë votimi dhe dy emra kandidati, i PS Jahej Fida dhe i PD Myftar Dacaj. Pasi ka votuar Meta prononcohet mbi këtë proces.
Kryeministri Ilir Meta:- “Procesi i sotëm është shtojcë e 1 Tetorit, procesi kryesor tashmë ka përfunduar dhe kuptohet qartë se procesi kryesor i votimit është zgjidhur. Mendoj se votimi i sotëm do të jetë vazhdimi i votimit të 1 Tetorit dhe kam besim se do të jetë përsëri proces i rregullt, i qetë e demokratik”.
Ndërsa për bojkotin e PD, Meta thotë:
Kryeministri Ilir Meta:- “PD edhe po bën edhe s’po bën bojkot, në kuptimin që duket qartë se aty ku PD nuk ka asnjë shpresë për të fituar kandidatët e saj janë tërhequr, ndërsa atje ku ata kanë shpresa po konkurrojnë”.
Balotazhi i sotëm në këtë zonë do të vendosë edhe fituesin për njësinë bashkiake nr.7./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti