Kryeministri Fatos Nano dhe Presidenti i Bullgarisë Parvanov gjatë një takimi në Sofje ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet mes dy vëndeve janë të shkëlqyera veçanërisht në aspektin politik. Po punojmë për të integruar vëndet tona në projekte të mëdha në energjitikë, telekomunikacion dhe lëvizjes së kapitaleve tha kryeministri shqiptarë, në këtë kuadër Fatos Nano përshëndeti idenë e presidentit bullgarë për të krijuar një zonë të trregtisë së lire në Ballkan, duke u shprehur se modelet dhe realitete të tilla do na integrojnë më shpejtë në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur në çështjet rajonale Fatos Nano u shpreh se mbështet bisedimet Prishtinë-Beograd. Presidenti Bullgarë Parvanov e konsiderojë kryeminstrin Nano si faktorë të rëndësishëm të dialogut dhe bashkëpunimit mes dy vëndeve./tvklan.al