Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kryeministri Fatos Nano mbylli fushatën elektorale në Vlorë. Nga sheshi i Flamurit, Fatos Nano kërkoi votat për fitoren e kandidatit socialist Shpëtim Gjika. Ish-prefekti i Vlorës huazoi himnin e Edi Ramës për këtë fushatë, duke ia përshtatur labëve të Vlorës.
Shpëtim Gjika:- “Ju ftoj që vargun e këngës hit të West Side Family, “zhurmë, zhurmë, shumë shumë zhurmë”, ta shndërrojmë në qytetin tonë për tre vitet e ardhshme në variantin labë “punë, punë, shumë shumë punë”.
Dy ditë na ndajnë nga falimentimi i Berishës u shpreh kryeministri Nano. Ky është vendimi i komunikuar nga veriu në jug sipas tij.
Kryeministri Fatos Nano:- “Unë e di që ka dhe socialistë të pa kënaqur, por ne kemi siguruar liri për të gjithë, shanse për sipërmarrje dhe fitime të ligjshme për të gjithë, mirëqenie më të lartë për të gjithë, shkolla më të mira për fëmijët e të gjithëve, kujdes ekonomik dhe social, për të gjithë njerëzit në nevojë, pensione më të larta për të gjithë veteranët dhe njerëzit e brezit të tretë të nderuar./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj