Kryeministri Nano ka ardhur sot në mbledhjen e grupit parlamentarë së bashku me ministrat e tij, anëtarët e kabinetit Nano kishin për qëllim të tregonin punën e tyre gjatë muajve të fundit. Lufta kundër drogës ishte pika më e nxehtë pas trafikut të klandestinëve deklaroi Nano. Mes të tjerash ai shtoi.
Fatos Nano: Unë mbetem i vetëdijshëm se jo të gjithë ministrat dhe institucionet i përgjigjen njësoj ritmeve të larta të reformave, pavarësisht këtyre diferencave programet e reformave sektoriale po ecin humb mirë duke prodhuar rezultate të prekshme nga të gjithë dhe të monitorueshme nga të gjithë.
Në vazhdim të diskutimit ai kërkoi mbarëvajtje të grupit për programet e qeverisë. Sipas kryeministrit Nano strategjia ekonomike, decentralizimi, lufta kundër korrupsionit, legalizimi i ndërtimeve pa leje, lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme janë sfida që Nano ka kapërcyer gjatë qeverisjes së tij. Meqenëse Nano ka arritur të realizojë programin e tij qeverisës ai e shikon të panevojshme ndryshimet në kabinet.
Fatos Nano: Gjithashtu para se të komentoni emërimet në administratë që nuk i bën kryeministri apo ministrat, por i bën Filloreta, kërkoni të njiheni më parë me rezultatet e arritura nga ata njerëz që kritikoni.
Qeveria ka nevojë për një angazhim konkret të grupit parlamentarë të strukturave tona përfundoi Nano, gjatë mbledhjes pritet që të sulmonin deputetët e grupit socialist Fino, Prifti, Muçi e Dizdari./tvklan.al