Lajme Arkiva 2004

Reformat komplekse  të qeverisë si pasojë e integrimit duhet të përfshijnë edhe pushtetin lokal.   Kryeministri Fatos Nano në një takim me 12 prefektët e qarqeve të vendit është shprehur se nuk do të toleroj që dështimet e tyre ti faturohen qeverisë.

Fatos Nano: “Reformat janë të domosdoshme, të pashmangshme, ato kanë kosto dhe fatura që më shume se  sa politike janë sociale dhe ekonomike. Duke u nisur që nga kriteret e rekrutimeve të stafeve tuaja, ju do të shndërroheni në promotorë të thithjes  dhe angazhimit të kapaciteteve njerëzore më të mira në qark”.

Reformat sipas Nanos nuk mund të ngelen në nivel kërkesash dhe ankesash, por do të  merren përsipër në çdo qark dhe në çdo njësi vendore./tvklan.al