Kryeministri Hashim Thaçi nga Komogllava e Ferizajt i bëri me dije Boris Tadiçit se që nga viti 1999 dhe shpallja e pavarësisë ka marrë fund secila lidhje mes Prishtinës e Beogradit.

Kjo është mënyra sesi shefi i qeverisë iu përgjigj kryetarit Tadiç, i cili deklaroi se pas shqyrtimit të rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të rifillojnë negociatat e reja për statusin.

Duke komentuar këtë gjë Thaçi tha se edhe në Serbi është filluar të mendohet për njohjen e pavarësisë.

Hashim Thaçi: “Ende ka një ngurtësim, ende ka një hezitim megjithëse është mirë që atje kanë filluar të mendojnë për njohje edhe e dinë se Kosova është shtet i pavarur, sovran.”

Kryeministri kërkoi që të mos politizohet rezultati përfundimtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai është i sigurt se Kosova do të dalë fituese nga ky proces.

Hashim Thaçi: “E kemi ekipin jashtëzakonisht të fuqishëm edhe profesional ndërkombëtar dhe vendor që do ta prezantojë të drejtën e Kosovës dhe e drejta e Kosovës do të fitojë.”

Sidoqoftë Thaçi tha se…për Kosovën nuk do të ndalen. Ai u shpreh se për këtë do të ketë angazhim maksimal të presidentit Fatmir Sejdiu dhe Ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, gjatë vizitës së tyre në Nju Jork në kuadër të punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së./tvklan.al