Kryeministri Meta është kthyer në Shqipëri pas vizitës në Greqi ku mori pjesë në konferencën “Shqiptarët si pakica në Ballkan”. Ndër takimet e tij më të rëndësishme ishte dhe ai me Kryeministrin grek Kosta Simitis. Komentet e shtypit grek, por dhe komente të qeverisë shqiptare kanë theksuar frytet e këtij takimi të rëndësishëm të cilat kanë arritur t’i japin zgjidhje problemeve mes Athinës dhe Tiranës.

Ata kanë diskutuar konkretisht për bashkëpunimin e frytshëm ushtarak, investimet greke në vendin tonë si dhe kanë biseduar për qendrimin e Greqisë lidhur me heqjen e dhomës së pakicës në Shqipëri.

“Marrëdhëniet greko-shqiptare kanë një të ardhme të shkëlqyer dhe afatgjatë sepse janë në interesat e të qeverive dhe janë të përkushtuara për të ecur në këtë rrugë dhe për të goditur tendencat e gjërave nacionaliste që grupime të caktuara të papërgjeshme vazhdimisht përpiqen për t’i riaktivizuar në mënyrë që të dëmtojnë këtë atmosferë dhe këtë marrëdhënie.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego