Në kuadër të operacionit policor të koduar “THE END” kanë rënë në pranga 2 persona të cilët kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte. Konkretisht, janë arrestuar 35-vjeçari me iniciale A.L. dhe 32-vjeçari me iniciale E.M., të dy me precedent kriminal për vjedhje.
Ata janë kapur në flagrancë ditën e djeshme pasi kishin vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025 kanë vjedhur me thyerje në një biznes disa pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al