Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Një kryq nuk ndikon negativisht në harmoninë fetare, aq më shumë nuk shkon deri në urrejtje. Përfaqësues të Kryepeshkopatës Ortodokse në Tiranë lënë mënjanë konfliktin e ngritur mes besimeve të dy fshatrave të Elbasanit. Madje shkojnë më tej, duke hedhur idenë e ngritjes së një kishe në këtë vend.
“Në atë vend shumë mirë, në qoftë se sot se kishim fonde mund të ngrinim një kishë të madhe, ashtu sikurse mund të ketë qenë madhështore dhe nuk besoj që një kryq me ato përmasa të ndikojë negativisht. Ne si komunitet nuk kemi ndërhyrë asnjëherë kur komunitet e tjera fetare kanë ngritur objektet e tyre të kultit pavarësisht nga madhësia dhe forma, është një e drejtë e tyre dhe ne nuk duam të dikojmë E njëjta gjë do deshëm që të jetë edh për ne”.
Ashtu si toleranca, simbolet fetare kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në Shqipëri. Kryetari i Myftinisë së Elbasanit kundërshton vendosjen e këtij kryqi në rrugën nacionale, pasi madhështia e tij ndikon për të gjithë zonën edhe në ato fshatra që nuk ka ortodoksë.
Myftiu i Elbasanit kërkon të ndiqet rruga ligjore, e kryqi të zhvendoset në një vend pranë kishës brenda në fshat. Sipas tij, ndikimi i myslimanëve përreth fshatrave përreth është i madh e i pa tolerueshëm./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti