Ne ditën qe shënon plot 96 vjet pas shpalljes se aktit te pare juridik mbi organizimin e sistemit gjyqësor presidenti i republikës, Bamir Topi, ka bere thirrje për pavarësi dhe drejtësi njëlloj për te gjithë.

Thirrje ne adrese te njerëzve te drejtësisë, prokurore, gjyqtare ,juriste te gjithë te mbledhur ne një ceremoni te organizuar me këtë rast ne Pallatin e Brigadave. 

Bamir Topi: “Ne themi shpesh që gjyqësori dhe institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura. Kjo mund të shikohet në dy këndvështrime. Pavarësi nga politika, pavarësi nga klanet e caktuara ekonomike, por nga ana tjetër duhet të shikohet edhe si një pavarësi që varet totalisht nga individi, që punon në sistemin e drejtësisë. Sistemi që po ndërtojmë çdo ditë rrit pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”

Por presidenti Topi nënvizoi me te  njëjtën rëndësi arritjet e shënuara për ngritjen e një sistemi te drejtësie me standarde evropiane.

Bamir Topi: “Vërtet sistemi i brendshëm i drejtësisë ka specifikat e veta, por asnjëherë nuk duhet të shkëputemi nga dy parimet themelore, universale të drejtësisë, që ka të bëjnë me pavarësinë dhe integritetin. Sigurisht që ka pasur progres dhe duke iu referuar një viti më parë kjo shikohet edhe tek sondazhet dhe opinioni publik, i cili ka pasur një rritje të ndjeshme gati në shifrat 20%. Nuk dëshiroj që të personalizohet, por dëshiroj që ta konsideroj këtë një kontribut të të gjithëve, kontribut të të gjitha institucioneve të shtetit, për të dhënë një produkt, që është fytyra e shtetit, pra është drejtësia.”

Presidenti Topi përfitoi nga rasti te falënderojë për kontributin e tyre punonjësit e drejtësisë dhe njëkohësisht t’i inkurajoje për të ruajtur parimet baze mbi te cilat ngrihet dhe funksionon ky sistem./tvklan.al