Epidemiologët: Mesatarisht 1 në 6 persona, rezulton pozitiv kur testohet
Kryeqyteti vijon të mbetet vatra kryesore e Covid-19 me mesatarisht mbi 200 infektime në 24 orë. Epidemiologu Rexhep Muja shprehet se nga Ish-Kombinati deri në Ish-Kinostudio janë disa nga vatrat më kryesore të infektimeve.
“Vazhdojnë të jenë ato vatra që kanë qenë ekzistuese, p.sh. Ish-Blloku, Astiri, Kamza, Lapraka, Kombinati, edhe Kinostudio. Ka edhe rrugë të veçanta që shikon që zinxhiri transmetuesi i infeksionit, mesa duket merret nga njëri te tjetri dhe transmetohet shumë lehtë. Ndërsa për nga institucionet, që kanë popullatë të madhe janë ato që kanë administratë të madhe, ku hyjnë shkollat e call center”.
Sipas epidemiologëve, mesatarja e rasteve të reja ditore në terren varion nga dita në ditë në 1 në 6 persona pozitivë me koronavirus.
“Ka raste 1 në 6 del pozitiv, ka raste 1 në 10 veta del poziitv. Ne po testojmë me testet e shpejta, por aty ku shikojmë që duhet të ndërhyjmë bëhet tampon dhe garantohemi nëse kemi dhënë përgjigje të gabuar ose të saktë”.
Nxënësit e sistemit shkollor parauniversitar janë kryesisht transmetues të konsiderueshëm të koronavirusit pasi janë dhe të pavaksinuar, ndryshe nga stafet pedagogjike.
“Moshat shkollore të pavaksinuara që marrin infektohen dhe transmetojnë infeksionin. Një pjesë kanë simptoma, një pjesë jo, kështu që i gjithë stafi mjekësor i shkollave, e si epidemiologë të terrenit, Drejtoria Arsimore, stafi pedagogjik pobëjnë një luftë goxha të madhe për të minimizuar zinxhirin transmetues”.
Edhe pse situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, specialistët rekomandojnë që në rastet kur dyshoni se keni simptoma të koronavirusit, duhet të kryeni testin për të shmangur përhapjen e infeksionit.
Klan News