Kryesia e Partisë Socialiste analizoi zhvillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2003, si edhe përcaktoi lëvizjet e turit të tretë elektoral që rifillon javën e fundit të shtatorit sipas sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.

Gramoz Ruçi: Përcaktoi masat politike dhe organizative për vazhdimin e kësaj fushate deri në datën 10 që do të përmblidheshin në 3 drejtime. E para në një ndjekje më të mirë të fushatës që po zhvillojnë kandidatët tanë mbi bashkitë dhe komunat dhe  udhëheqja politike e partisë që janë anëtarët e Partisë Socialiste. Së dyti, për mitingjet përmbyllëse që do të zhvillojë partia socialiste që do të fillojnë nga data 26 do të përfundojë në datën 10 sipas kodit elektoral dhe së treti për menaxhimin mediatik dhe ligjor të fushatës së zgjedhjeve të Partisë Socialiste./tvklan.al