Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryesocialisti Fatos Nano, i kthyer nga konferenca ndërkombëtare për Paktin e Stabilitetit, e mbajtur ditët e fundit në Kroaci, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit demokrat Berisha dhe ish-ministrit të Rendit Perikli Teta.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Unë konstatoj që sa herë që lëviz nëpër Shqipëri dhe në rajon, për të mos shkuar më larg, vëmendja për ulërimat e Berishës, sa vjen e pakësohet ose nuk ekziston më. Më lejoni të them se unë ndihem mirë mes zgjedhësve të mi, mes kandidatëve që do të fitojnë pushtetin vendor në shumë qytete e komuna të Shqipërisë. Berisha mesa duket kërkon të infektojë sërish opinionin dhe e vetmja pasuri që kam unë, janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, që e kuptojnë këtë filozofi altruiste të socialistëve, pra që pushteti dhe shteti të vihen në shërbim të tyre”.

Gazetari:- Në 13 Shtator 1998, ju 1 minutë pas atentatit keni njoftuar vdekjen e Hajdarit.  

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Po kjo është e vërtetë sepse gjysmë minuti pas atentatit e kanë marrë vesh gazetaret, të cilët kanë telefonuar në kabinetin tim dhe mua më është dashur të mobilizojë shtetin në ndihmë edhe të identifikimit të vrasësve, pra më shpejtë sesa zoti Teta që ishte kaq ineficent sa edhe këtë çështje do ta merrte veshë nga kryeministri. Meqenëse Berisha gjithmonë e ka konceptuar votën ndaj tij, si votë për kokën e tij, në krye të shtetit autoritar që lamë pas, atëherë dakord jam, kjo është një votë për të larguar koka si Berisha nga politika dhe nga pushteti”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame